Yjet e Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenëood u turpëruan, pasi në të gjitha mediat po qarkullojnë pamjet nga hoteli dhe biseda e tyre me vajzat.


Ata tentuan të fusnin katër femra në hotelin e tyre në Islandë, ndërsa suprozohej se futbollistët ishin në karantinë.


Mirëpo, në disa foto të publikuara nga “Daily Mail” shfaqet Foden duke i treguar të pasmet njërës prej tyre, teksa ishte vetëm me të brendshme.


Bukuroshja e Islandës, Nadia Sif Lindal Gunnarsdottir, 20 vjeç, i tha “MailOnline” se si ajo kishte biseduar me yllin e ri të Manchester United, Greenëood, 18 vjeç, për ‘dy ditë’ para se ai dhe kolegu tjetër yll angleze Foden, të vizitonin Islandën.


Nadia dhe kushërira e saj Lara Clausen, një studente 19-vjeçare e drejtësisë, ishin midis së paku katër grave që flirtuan me lojtarët dhe diskutuan për të shkuar në hotelin e tyre, megjithëse jo të gjitha vajzat e bënë këtë.