Nuk mund të krahasohet me Bashkimin e dikurshëm Sovjetik apo me Rusinë. Gjithsesi, kjo skuadër po krijon një traditë në volejbollin europian të femrave, dhe jo më kot u ngjit në majë të podiumit.

Po flasim për Turqinë që fitoi titullin e dytë radhazi kontinental, edhe pse e humbi setin e parë të finales përballë Italisë. Ndoshta ishin mbi 17 000 tifozët fanatikë në Arenën e Stambollit që I shtynë vajzat e tyre drejt një triumfi të tillë përballë një kundërshtari që normalisht është më I fortë.

Italia është kampione olimpike dhe botërore, por këtë herë nuk ia doli dot edhe pse në parket ishin yjet si Egonu, Sila, Danezi apo Antropova. Të Kaltrat morën setin e parë 25-16, turkeshat u përgjigjën 25-22, sërish italianet kaluan përpara me shifrat 25-12, por vendaset rezistuan edhe pse vështirësi.

Seti I katërt u mbyll 25-21, ndërsa në setin final të besuarat e trajnerit italian, Daniele Santareli, fituan bindshëm 15-10. Për Turqinë, më e mira ishte kubanezja e natyralizuar që shënoi 28 pikë, po aq sa Egonu për italianet, ndërsa pas saj Zehra Gynesh me 12 pikë.

Antropova pati 16 pikë për të Kalrat. Finalja zgjati mbi dy orë, dhe Turqia tani ka 7 finale europiane, me dy ar, dy argjend dhe dy bronz. Vendin e tretë, pra medaljen e bronzit këtë herë, e mori Serbia që mundi 3-1 Poloninë në finalen e vogël.