Izraeli do të vazhdojë normalisht të marrë pjesë në kompeticionet e futbollit. FIFA e ka njoftuar zyrtarisht këtë fakt.

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë një reagim pas kërkesave të shumta për përjashtim, për shkak të luftçs në Gaza, ku thueht se nuk mund të zgjidhë problemet gjeopoliitke. Kështu që Izraeli dhe klubet e tij do vazhdojnë normalisht me pjesëmarrjen në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Nuk mund të zgjidhim problemet gjeopolitike”, u shpreh Infantino.

Izraeli garon për një vend në Botëror duke qenë në grup me Norvegjinë dhe Italinë që janë pretendente. Po ashtu edhe Makabi Tel Aviv do vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Europës.

Ky vendim shënon një standard të dyfishtë, pasi kombëtarja e Rusisë dhe ekipet e saj të futbollit vijojnë të jenë të përjashtuara nga çdo kompeticion i FIFA-s dhe UEFA-s.