Boksieri i njohur britanik i peshave të rënda, Anthony Joshua, doli nga spitali në Nigeri, pak ditë pas nje aksidenti rrugor ku humbën jetën 2 prej miqve të tij më të dashur. Lajmi bëhet i ditur nga media britanike. Në një deklaratë të përbashkët shtetet e Ogun dhe Lagos u konfirmua se Joshua u lejua të kthehej në shtëpi.
Boksieri 36-vjeçar ishte pasagjer në një automjet SUV Lexus që u përplas me një kamion të ndaluar në një autostradë të rëndësishme në shtetin e Ogun pranë Lagos. Dy personat, Sina Ghami e Latif ‘Latz’ Ayodele, që humbën jetën ishin miq të ngushtë të Joshua dhe pjesë të skuadrës së tij.
Pasi la spitalin ditën e mërkurë, britaniku shkoi te agjencia e funeraleve ku janë trupat e pajetë të dy miqve të tij për t’u bërë gati për t’u kthyer në vendlindje. Joshua fillimisht do të qëndrojë në Nigeri për të marrë veten nga plagët e marra. Promoteri i tij, Matchroom Boxing, deklaroi për “Associated Press”: ‘Siç është raportuar , Anthony doli nga spitali dhe do të qëndrojë në Nigeri në ditët e ardhshme’.
Anthony Joshua është me origjinë nigeriane dhe kur ishte fëmijë për një periudhë të shkurtër frekuentoi shkollën atje me boksierin që zotëron edhe nënshtetësinë nigeriane.


