Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është parë i përlotur pas shënimit të golit të tij të parë në Kupën e Botës 2026, në një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat dhe tifozët ndërkombëtarë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, emocionet e forta të sulmuesit lidhen me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka përjetuar përkeqësime kohët e fundit.

Ngjarja ndodhi pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Algjerisë, ku Messi realizoi një paraqitje vendimtare dhe kontribuoi në fitoren 3–0 në “Arrowhead Stadium” në Kansas City.

Pas ndeshjes, vetë Messi ka pranuar se emocionet e tij nuk kishin lidhje me aspektin sportiv, por me një situatë personale të vështirë që po kalon familja e tij.

“Është diçka krejtësisht jashtë sportit. Kanë qenë disa ditë të vështira dhe të komplikuara,” është shprehur ai.

Mediat ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se Jorge Messi ka pasur më herët probleme shëndetësore që kanë kërkuar trajtim spitalor, ndërsa familja ka zgjedhur të ruajë privatësinë lidhur me detajet e gjendjes së tij.