Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit. 

Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto lajme. 
Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.

Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.