Paraditen e së hënës, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Armand Duka fitoi një tjetër mandat tjetër si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu i FIFA, Gianni Infantino nuk vonoi dhe me anë të një telegrami bëri urimet e tij në drejtim të Armand Dukës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

I nderuar President,

Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.

Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin, pres me kënaqësi, i nderuar President, të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet që vijnë.

I juaji në futboll,

Gianni Infantino

Top Channel