Që prej ’93- it Bratislava kërkonte që edhe ajo të njihej si trashëgimtare e kurorës kontinentale të fituar nga Çekosllovakia.

Në finalen kundër Gjermanisë, 7 lojtarë titullarë ishin sllovakë. Sllovakia është kampione e Europës. Dhe kjo nuk duhet lexuar me 3 vite përpara europianit të ardhshëm, por me 49 vite me vonesë. Gjithçka falë Europianit të paharruar të vitit 1976, atij të penalltisë së Panenkës: një “cucchiaio”, i pari i dhënë në një ndeshje të madhe televizive dhe në një “ndeshje jetë a vdekje” për kombëtaret, që i solli Çekosllovakisë kupën më të rëndësishme të UEFA-s për kombëtare. Dhe pastaj Republikës Çeke, apo jo?

Në Pragë e ekspozojnë atë trofe si pronën e tyre, prej gati gjysmë shekulli. Problemi është se tani titulli duhet ndarë, sepse për UEFA-n, që prej disa orësh, kampione e Europës është edhe Sllovakia.

Panenka – Kush këmbëngul, fiton: Bratislava filloi ta quante si (edhe) të sajin titullin që nga viti 1993, kur përfundoi procesi i ndarjes së Çekosllovakisë në dy shtetet moderne: Republika Çeke dhe Sllovakia. Titulli i ’76-ës tani u takon të dyjave, siç UEFA ka vendosur ta shkruajë në listën zyrtare të fituesve të Europianit.

Atë vit Panenka shpiku penalltinë me “cucchiaio” në një përballje eliminatore: ishte arritur te penalltitë pasi çekët kishin bërë një remontadë fenomenale, duke rikuperuar dy gola disavantazh. Më herët, një 3-1 i bujshëm në gjysmëfinale kundër Holandës, nënkampione e botës.

Lista e artë — Tani, megjithatë, mund të festojë edhe Bratislava. Sllovakia, e cila vetëm pak ditë më parë mundi Gjermaninë, tashmë ka një trofe në listën e saj të artë. Në të njëjtin nivel me Holandën, Republikën Çeke, Bashkimin Sovjetik, Portugalinë, Danimarkën dhe Greqinë.

Pas 49 vitesh, UEFA përditëson historikun e saj të Europianit dhe në Sllovaki gëzimi është i madh, duke kujtuar se në finalen kundër Gjermanisë plot 7 lojtarë titullarë ishin nga federata e Bratislavës. Më mirë vonë se kurrë.