Dokumentari “Gjithçka ose Asgjë”që tregon prapaskenat e ekipit të Tottenham gjatë sezonit 2019-2020, pritet të lançohet më 31 gusht.


Ditën e sotme doli një trailer i fundit i dokumentarit që do të shfaqet në kanalin e Youtube, Amazon Prime Sport.


Në klip duket se si Jose Mourinho përpiqet të motivojë lojtarët e tij duke i thënë: “Ju jeni një skuadër me çuna të mirë, por çunat e mirë s’fitojnë kurrë”.


Dokumnetari nis që me shkarkimin e Mauricio Pochettino-s dhe zëvendësimin më pas nga Mourinho që siguroi një vend në kualifikueset e Europa League.


Ajo që bie në sy janë thirrjet e Mourinho-s për lojtarët e tij. “Mbase e kam gabim, mbase e kam vërtet gabim, por ndjej që ju jeni një grup djemsh të mirë. Por për 90 minuta loje, nuk mund të jeni të mirë. Duhet të silleni si djem k******. K****  inteligjentë, jo budallenj,” shprehet ai në dhomat e zhveshjes.