Damar Hamlin, i përshëndetur këtu në periferi të Super Bowl më 12 shkurt, ishte në gjendje të rifillonte stërvitjen të martën më 18 prill, tre muaj pas arrestit kardiak.
Damar Hamlin, një lojtar i Buffalo Bills, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë një ndeshjeje në janar, u kthye në stërvitje të marten, me shpresën për të rifilluar karrierën e tij në Ligën e Futbollit Amerikan në moshën 25 (NFL). “Ajo që kalova ndryshoi jetën time, por ky nuk është fundi i historisë sime, unë kam çdo qëllim që të luaj përsëri në NFL,”- tha Hamlin pas seancës së tij të parë stërvitore, duke u stërvitur për më shumë se tre muaj. “Gjatë gjithë jetës sime i kam penguar shanset dhe kam ndërmend të vazhdoj”, këmbënguli ai.
Më 2 janar, gjatë një ndeshjeje të sezonit të rregullt të Kampionatit NFL, duke luajtur me skuadrën e tij në Cincinnati, Hamlin pësoi një arrest kardiak, pas një përplasjeje të tmerrshme të pësuar gjatë goditjes me një kundërshtar. Pasi qëndroi në gjendje kritike për disa ditë, ai u kthye në vetëdije dhe doli nga spitali më 11 janar. “Ai është rikthyer me një gjendje të mirë shpirtërore dhe dëshiron të kthehet në garë”,- shpjegoi trajneri i përgjithshëm i Bills Brandon Beane.
“Ai u konsultua me një specialist të fundit të premten dhe të gjithë specialistët e autorizuan atë për të rifilluar stërvitjen, si çdo lojtar tjetër që kthehet nga dëmtimi”,- tha trajneri.
Hamlin, i cili bëri debutimin e tij në NFL në 2021, është i vetëdijshëm se ajo që përjetoi, e ndjekur nga dhjetëra miliona shikues, ishte një mrekulli. “Unë vdiqa drejtpërdrejt në TV para gjithë planetit (…) Por të jesh gjallë është dhurata më e madhe, – pranoi ai. – Unë e dua këtë sport, dua t’i dëshmoj vetes dhe askujt tjetër se mund të kthehem. Dua të vërtetoj se mund të zgjedhim të kemi frikë, ose mund të vazhdojmë të bëjmë atë që duam”,- tha Hamlin.
Stërvitja e tij e parë ishte e kufizuar në ushtrime në tokë dhe bodybuilding: “Fizikisht, po e nis nga zero,” pranoi ai. Kthimi i tij u përshëndet nga qendërmbrojtësi i Bills, Josh Allen, ndër të tjera: “Jemi shumë të lumtur që e shohim përsëri me ne. Ai është një futbollist i domosdoshëm”,- është shprehur ai.