Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka komplimentuar kombëtaren shqiptare pas ndeshjes në stadiumin ‘Air Albania’, duke i uruar kualifikimin për në Botëror.

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundësitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, tha Tuchel pas ndeshjes.

Anglia fitoi 0-2 në Tiranë me dopietën e Harry Kane, gola të shënuar pas minutës së 74. Kujtojmë se më herët Shqipëria arriti një fitore me Andorrën me rezultatin 0-1, duke u kualifikuar në Play-Off të Botërorit.