Jetro Willems (majtas) ndihmoi Hollandën për titullin e Europianit për 17 vjeçarë më 2011


Mes 36 lojtarëve të përzgjedhur paraprakisht javën e kaluar, trioja Jetro Willems, Adam Maher dhe Luciano Narsingh ruajtën vendin e tyre në skuadrën kombëtare të Hollandës që tashmë është shkurtuar në 27 vetë dhe që po përgatitet për Europianin 2012. Tekniku Bert van Marwijk nuk ka mbërritur ende te skuadra finale.


18 vjeçari Jetro Willems i PSV Eindhoven dhe që luan kryesisht si mesfushor i tërhequr në krahun e majtë është një kandidat për të zëvendësuar shokun e tij të skuadërs Erik Pieters i cili është i dëmtuar.


Dy përzgjedhje qenë surprizë në skuadrën e Hollandës, Urby Emanuelson dhe Hedwiges Maduro.


Në sulm, Van Marwijk pritettë vendosë nëse do të fusë Robin van Persie dhe Klaas-Jan Huntelaar së bashku. Që të dy kanë përjetuar një sezon të shkëlqyer në Angli dhe Gjermani, ndërkohë që tekniku i Hollandës është i njohur për strategjinë e vendosjes së vetëm një sulmuesi qendror.


“Ata mund të luajnë së bashku,” tha Van Marwijk. “Jam i kënaqur që Klaas-Jan u bë golashënuesi më i mirë në Gjermani dhe Robin në Angli, por jam gjithashtu i lumtur që Wesley Sneijder është në gjendje të mirë dhe Arjen Robben është në formë.”


Angazhimet që kanë me klubet respektive kanë bërë që Robben, Ibrahim Afellay dhe Stijn Schaars të mos i bashkohen për momentin pjesës tjetër të skuadrës kombëtare të Hollandës, e cila pritet të kryejë një ndeshje miqësore me FC Bayern München më 22 maj. Skuadra e portokallinjve do të ndeshet gjithashu në miqësore me Bullgarinë më 26 maj, Sllovakinë më 30 maj dhe Irlandën e Veriut më 2 qershor para se të udhëtojnë për në bazën e tyre të turneut që do të jetë në qytetin e Krakovit në Poloni.


Skuadra paraprake e Hollandës


Portierë: Tim Krul (Newcastle United FC), Maarten Stekelenburg (AS Roma), Michel Vorm (Swansea City AFC).


Mbrojtës: Vurnon Anita (AFC Ajax), Khalid Boulahrouz (VfB Stuttgart), Wilfred Bouma (PSV Eindhoven), John Heitinga (Everton FC), Joris Mathijsen (Málaga CF), Ron Vlaar (Feyenoord), Gregory van der Wiel (AFC Ajax), Jetro Willems (PSV Eindhoven).


Mesfushorë: Mark van Bommel (AC Milan), Nigel de Jong (Manchester City FC), Siem de Jong (AFC Ajax), Adam Maher (AZ Alkmaar), Stijn Schaars (Sporting Clube de Portugal), Wesley Sneijder (FC Internazionale Milano), Kevin Strootman (PSV Eindhoven), Rafael van der Vaart (Tottenham Hotspur FC)


Sulmues: Ibrahim Afellay (FC Barcelona), Klaas-Jan Huntelaar (FC Schalke 04), Luuk de Jong (FC Twente), Dirk Kuyt (Liverpool FC), Jeremain Lens (PSV Eindhoven), Luciano Narsingh (sc Heerenveen), Robin van Persie (Arsenal FC), Arjen Robben (FC Bayern München)


16 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)