Shqipëria ka shpëtuar në minutat e fundit ndaj San Marinos, duke triumfuar 2-1 në Tiranë falë një penalltie të shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 93-të.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Asllani provoi nga distanca me një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin e San Marinos.

Shqipëria pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por nuk arriti të konkretizonte rastet. Manaj goditi edhe shtyllën, ndërsa Hoxha, Mehmeti dhe Uzuni nuk gjetën rrjetën.

San Marino, megjithatë, nuk u dorëzua dhe në minutën e 66-të gjeti barazimin. Lazzari u gjend i lirë në zonë pas një krosimi dhe me një goditje të saktë mposhti Dajsinanin për 1-1.

Në minutat e mbetura, Shqipëria u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores, por kuqezinjtë hasën vështirësi përballë mbrojtjes së San Marinos.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi turpërues, ndërhyri VAR-i. Pas rishikimit të një episodi në zonë, Shqipërisë iu akordua një penallti në minutat shtesë.

Kristjan Asllani mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 93-të dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë fitoren 2-1.

Një triumf i vuajtur dhe shumë larg pritshmërive për kuqezinjtë, të cilët rrezikuan seriozisht të linin pikë përballë San Marinos në Tiranë, ndërsa kuqezinjtë festojnë vendin e parë në Grupin C1.

Rezultati:

Shqipëri 2-1 San Marino

Asllani 11′, 90+3′ (P) / Lazzari 66′

Komenti Live:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Shqipërisë!

90+3′ Goool Shqipëria 2-1/ Asllani shënon nga pika e bardhë.

90+1′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh për kuqezinjtë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Kuqezinjtë pretendojnë për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

89′ Asllani godet fluturimthi në zonë, por Colombo arrin ta devijojë.

87′ Daku godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

71′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Mitaj dhe Shehu, në vendet e tyre futen Ramadani dhe Daku.

66′ Gol San Marino 1-1/ Lazzari godet me të djathtën pasi e gjen veten të lirë pas një krosimi në zonë dhe ndëshkon Dajsinanin.

61′ Uzuni godet ne kokë, por topi shkon jashtë.

56′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe në vendin e tij futet Uzuni.

49′ Mehmeti godet me kokë, por topi ndalet nga portieri.

46′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Muçi dhe në vendin e tij futet Mehmeti.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Della Balda futet në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Dajsinani.

38′ Fabbri shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Arbër Hoxha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet në duart e portierit Colombo.

22′ Manaj godet brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë.

11′ Goool Shqipëria 1-0/ Asllani provon me një predhë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë.

8′ Manaj godet me të djathtën në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Colombo.

7′ Pilo pason për Muçin, me këtë të fundit që godet me të djathtën, duke e çuar topin jashtë.

5′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Asllani godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel