Pas ceremonisë së hapjes që bëri bujë, fatkeqësisht për keq, Lojërat Olimpike Paris 2024 janë vënë sërish në shënjestër të kritikave.

Shkak është bërë dhënia e lejes për të garuar si femër një transgjinoreje 25-vjeçare, e cila në fakt konsiderohet “biologjikisht mashkull”.

Sot, boksierja algjeriane Imane Khelif u përball në ring me italianen Angela Carini, pavarësisht se më herët ishte ndaluar të konkurronte në një garë të madhe boksi përpara Olimpiadës. Ndeshja mes tyre zgjati vetëm 46 sekonda, pasi 25-vjeçarja italiane u dorëzua, duke u ulur në gjunjë në ring.

Ajo nuk i mbajti dot lotët, pas dy goditjeve të fuqishme që mori në fytyrë nga transgjinorja algjeriane.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, arbitri ngriti dorën e Khelifit në ajër për ta shpallur fituese. Nga ana tjetër, Carini u largua nga ringu dukshëm e nervozuar pa i shtrënguar dorën kundërshtares së saj. Duke injoruar algjerianen, luftëtarja italiane më pas ra në gjunjë dhe shpërtheu në lot pasi tha se nuk kishte ndjerë kurrë goditje kaq të forta në një garë më parë.

“Gjithmonë e kam nderuar vendin tim me besnikëri. Këtë herë nuk ia dola sepse nuk mund të luftoja më. Kështu që unë i dhashë fund ndeshjes.”– tha ajo pas ndeshjes.

Ajo shtoi se nuk u largua nga ndeshja në shenjë proteste kundër përfshirjes së kundërshtares së saj, por ky ishte një vendim që Olimpiada duhet ta konsideronte. Ajo u dërgua për vlerësim mjekësor për të ekzaminuar seriozitetin e lëndimeve të saj në fytyrë, të cilat përfshinin një hundë të mavijosur.

Khelif u përjashtua nga kampionati botëror të boksit, vitin e kaluar, pasi dështoi në testet e testosteronit të kryera për të vendosur kualifikimin gjinor. Por pavarësisht problemeve të saj me testin gjinor, ajo u pranua në Lojërat Olimpike mes një furie të madhe kritikash.

Zyrtarët e Olimpiadës në Paris 2024 e kanë pranuar atë si femër dhe e kanë deklaruar kështu në biografinë e saj zyrtare të lojërave.