Spanja po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të saj në Kupën e Botës 2026, gjysmëfinalen ndaj Francës, por përveç yjeve në fushë, një figurë e veçantë jashtë saj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Bëhet fjalë për Keyne, vëllain e vogël të Lamine Yamal, i cili është kthyer në një simbol fati për kombëtaren spanjolle.

Gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, në stadiumin me rreth 70 mijë tifozë, kamerat fokusuan vogëlushin në ekranet gjigante, ndërsa reagimi i tij me një fytyrë qesharake shkaktoi brohoritje dhe u bë një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

Vetë Lamine Yamal ka zbuluar se vëllai i tij e kishte paralajmëruar më herët për atë veprim. “Më telefonoi nga telefoni i nënës dhe më tha se do të nxirrte gjuhën jashtë”, ka treguar ylli i Barcelonës.

Por përtej momentit argëtues, Keyne është konsideruar nga shumë tifozë dhe gazetarë spanjollë si “hajmalia” e ekipit. Arsyeja është se sa herë që ai ka qenë në stadium, Spanja ka dalë fituese.

“Sa herë që ai është aty, Spanja fiton. E pamë në Kampionatin Evropian dhe që atëherë është bërë hajmalia jonë”, ka deklaruar gazetari madrilen Ben Fernandes Santos për “L’Equipe”.

Tashmë, para përballjes vendimtare me Francën, pyetja që qarkullon në kampin spanjoll është nëse Keyne do të jetë sërish në tribuna. Për tifozët e “La Roja”-s, prania e tij shihet si një bonus emocional dhe një ogur i mirë para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut.