Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka dalë në konferencën për shtyp teksa krah tij janë Silvinjo dhe trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran.
I pari që e ka marë fjalën ka qenë Duka, i cili përshëndeti Sylvinhon për punën e bërë deri më tani. Më tej, Sylvinho tha fjalë lamtumire, duke falenderuar stafin dhe tifozët e në fund, duke u larguar nga konferenca.
“Vendosëm të mbyllëm një cikël prej 3 vitesh e gjysmë, vendimi ishte i përbashkët. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e kam thënë gjithmonë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë!”, tha ai.
