William Kvist dhe DaniRobin Van Persi është çështja më e diskutueshme e merkatos së momentit, për të cilën është e vështirë të thuash diçka përfundimtare. Arsen Venger po ngul këmbë dhe nuk ka ndërmend ta lërë të largohet. Tekniku i Arsenalit ka bërë një deklaratë zyrtare, në të cilën flet qartë për të ardhmen e sulmuesit holandez. “Për mua, Van Persi është një nga sulmuesit më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri. Dëshira ime është që ai të qëndrojë tek Arsenali. Në çdo rast, një vendim do të duhet të merret gjithnjë në interes të klubit”. Këto fjalë vijnë menjëherë pas ofertës së Mançester Junajtid prej 20 milionë eurosh, por që do të duhet të presë për të marrë një përgjigje.