FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë për sjellje të papërshtatshme të tifozëve gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese të një pjese të publikut gjatë ndeshjes.

Bëhet fjalë për një gjobë prej 87,500 franga zvicerane dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e raundit të fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Letonisë në Leskovc, të paktën 25% të kapacitetit të tribunave (kryesisht pas portave). 

Gjithashtu, për shkak të gjobave të shumta, FSS hoqi dorë nga shitja e organizuar e biletave për ndeshjen e raundit të parafundit kundër Anglisë në ëembley, e cila është vendimtare edhe për ekipin e Serbisë, pasi humbjas e tyre dhe fitorja e Shqipërisë në Andorra në të njëjtën ditë dhe dhe orë, do të sillte zyrtarizimin tone si pjesë e play-off-it të Botërorit.

Ndërkohë Komisioni i Disiplinës i FIFA- s mori një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.