Djali 15-vjeçar i Cristiano Ronaldos ka blerë një makinë të tipit “Lamborghini Urus S”. Ky automjet ka kushtuar jo pak por plot 265 mijë euro.
Cristiano Ronaldo Junior duhet të presë moshën 18-vjeçare gjithsesi, për të respektuar rregullat në Arabinë Saudite. Djaloshi i sulmuesit portugez ka përse të gëzohet, pasi do zotërojë “Lamborghinin” në fjalë, me këtë të fundit që përshpejton nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda dhe mund ta ruajë ritmin e saj të zjarrtë deri në 305 km/orë.
“Makina e parë”- shkruan ai në rrjetet sociale.




