Trofeu që ekipi kombëtar i Senegalit fitoi në Kupën e Kombeve të Afrikës së fundmi, tani mbahet në një bazë ushtarake në Senegal. Trajneri i ekipit, Pape Thiao e çoi trofeun në një bazë ushtarake dhe e la atje që ushtarët që do ta ruajnë ditë e natë të bënin fotografi me të.

Senegali fitoi kupën në finale kundër Marokut, por dy muaj më vonë, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) e hoqi atë dhe ia dha Marokut sepse Senegali u tërhoq dhe u kthye për të vazhduar dhe përfunduar ndeshjen e tyre!

Senegali refuzon ta kthejë kupën dhe po i bën apel CAS-it që të përmbysë këtë vendim të paprecedentë.