Vllaznia dhe Egnatia u përballën mbrëmjen e djeshme në “Arenën Kombëtare” për finalen e madhe të “Final 4”, ku ekipi rrogozhinas arriti të fitonte titullin kampion.

Stadiumi ishte plot dhe të dyja tifozeritë dhuruan spektakël, ama duket se nuk kanë munguar dhe incidentet. Përpara ndeshjes, policia dhe siguria kanë ndaluar në fushë një prej zyrtarëve të Vllaznisë.

Pjesëtari i stafit mjekësor kishte me vete një çantë të mbushur me mjete piroteknike, gati për t’i dorëzuar te tifozët. Policia ushtroi kontrolle të imtësishme që në impiant mos hynin mjete të palejuara. Paçka se ultrasit e kishin gjetur një zgjidhje, siguria dhe policia e zbuluan planin dhe ndalën pjesëtarin e Vllaznisë në kohë.