Një duel i ri po vjen mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Do të jetë e enjtja e ardhshme, më 19 janar, në Arabinë Saudite. Arsyeja? Një ndeshje miqësore mes Paris Saint Germain dhe një ekipi me yje nga dy skuadrat kryesore të Arabisë Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dje u informua se do të kishte nderin të mbante shiritin e kapitenit të asaj skuadre gjatë ndeshjes miqësore. Një mundësi e re për t’i parë këta dy kolosë futbolli bashkë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën fushë.
Këtë javë, ekipi parizien i PSG-së do të bëjë një turne në Lindjes së Mesme, ku pas Katarit ku do të takojë pronarët e saj, do të stacionohet për një miqësore në Arabinë Saudite.
الوعد ان شاءالله يوم ١٩ يناير … لقاء فوق الخيال … ومدير الفريق الكابتن خالد الشنيف ان شاءالله والتشكيلة غداً بيعلنها المدرب وخالد … اتمنى يومها ننسى الهلال والنصر ساعتين ونصير كلنا موسم الرياض… وبعد الساعتين نوقف الهدنة ???❤️ pic.twitter.com/nttB07IgBb
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) January 15, 2023