Kampionati turk vijon të japë shfaqje dhune në fushën e blertë, në vend të futbollit.

Në fillim të sezonit, kampionati u pezullua kur një president doli në fushë për të sulmuar arbitrin dhe tani gjërat kanë shkuar një hap më tej.

Ditën e sotme, pak pa u mbyllur koha e rregullt, Miçi Batshuayi shënoi golin e fitores, që duket se solli dhe tensionin. Futbollistët e Fenerbahçes festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi që tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën, duke sulmuar futbollistët dhe stafin kundërshtar. 

Tifozët e Trabzonspor, sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit. Edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndalur drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakoviç dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Pamje me të vërtet të shëmtuara.  

Osayi, një nga ata futbollistë që mbetën në fushë, e rrëzoi njërin tifozët me grusht dhe kur ishte në tokë donte të vazhdonte ta godiste, duke u ndalur nga sigurimi.