Futbollisti portugez Cristano Ronaldo është bërë viral së fundmi jo për golat apo për performancën e tij në fushë, por për një tjetër arsye. Një video ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe po shpërndahet gjerësisht, ku shfaqet Ronaldo duke rrotulluar sytë pas një takimi me kreun e FIFA-s Gianni Infantino.
Infantino dhe lojtari u hasën gjatë eventit për Kupën e Botës Esports, kampionati botëror për lojërat elektronike sportive, ku Ronaldo është ambasador. Fillimisht takimi mes tyre dukej i ngrohtë, mes batutash dhe miqësor.
Megjithatë, një tjetër video tregon se pasi largohet nga Infantino, Ronaldo rrotullon sytë dukshëm i bezdisur dhe i sikletosur nga takimi me të. Për videon, nuk ka ende asnjë reagim nga lojtari, që në përgjithësi zgjedh të mos i komentojë këto gjëra.
Sa i përket Infantinos, ai është duke u përballur me një “stuhi” pasi të gjithë po i kërkojnë të largohet nga drejtimi i FIFA-s për shkak të tentativës për t’i shitur të drejtat e Kupës së Botës familjes Trump.
