Pas fitores me Serbinë, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Shqipëria bën ‘zap’ Serbinë, supergoli i Manaj hesht serbët, një hap më afër botërorit! | Gazeta Shqip

Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.

Tashmë Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në “Play Off”-in e një kampionati Botëror.