Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria – Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit.
Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet. Më herët, trajneri Ernest Gjoka në një reagim për “Shqipëria Live” tha se janë sulmuar kryesisht lojtarët e huaj të ekipit korçar, të cilët janë dhunuar.
Sipas “Ujqërve të Dëborës”, sulmi ka ndodhur para se futbollistët të hynin në dhomat e zhveshjes.
“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.”- thuhej në njoftimin e KF Skënderbeu.



