Tensione të forta kanë shpërthyer në pistën Misano World Circuit Marco Simoncelli pas përfundimit të raundit të parë të Kampionatit Italian të Qëndrueshmërisë GT, ku rivaliteti mes skuadrave degjeneroi në përplasje fizike në zonën e bokseve.
Gjithçka nisi gjatë garës, kur Lamborghini nr. 66 i ekipit Vincenzo Sospiri Racing, i drejtuar nga Edoardo Liberati, pati kontakt me Audi-n nr. 99 të Tresor Attempto Racing në kthesën Quercias, menjëherë pas rifillimit nën makinën e sigurisë.
Incidenti solli penalizim për skuadrën Lamborghini për parakalim të parregullt, duke ndryshuar renditjen finale të garës. Por tensionet nuk përfunduan në pistë.
Menjëherë pas finishit, anëtarë të dy ekipeve u përfshinë fillimisht në debate verbale, të cilat më pas degjeneruan në shtyrje dhe përplasje fizike në paddock. Disa persona përfunduan në tokë, ndërsa pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes, autoritetet e garës morën masa disiplinore të menjëhershme. Audi nr. 99 u skualifikua për “sjellje josportive pas garës”, ndërsa Rinaldi Racing u shpall fituese e raundit.
Në fundjavën e garës ishte i pranishëm edhe Kimi Antonelli, i cili ndoqi aktivitetin gjatë pushimit të sezonit të Formula 1.
Autoritetet sportive pritet të vijojnë hetimet disiplinore, ndërsa ekipet e përfshira mund të përballen me sanksione të tjera për incidentin që ka trazuar botën e motorsportit italian.
@newsauto.gr Άγριο ξύλο μεταξύ Audi και Lamborghini σε αγώνα στην Ιταλία Από την επαφή στην πίστα μέχρι τον καβγά στα pits: την Κυριακή στο Misano World Circuit εκτυλίχθηκε μία άσχημη στιγμή για τον μηχανοκίνητο αθλητισμό. Όλα ξεκίνησαν κατά την προτελευταία επανεκκίνηση πίσω από το Safety Car, όταν η Audi #99 της ομάδας Tresor Attempto Racing χτυπήθηκε από τη Lamborghini #66 του Edoardo Liberati στη στροφή Quercia. Η κίνηση είχε ήδη τιμωρηθεί από τους αγωνοδίκες με ποινή drive through, όμως μετά τον αγώνα η ένταση ξέφυγε στα pits. #newsauto #viral #fyp #audi #lamborghini #misano ♬ πρωτότυπος ήχος – newsautogr
