Çdo fillim e ka një fund. Gianluigi Buffon është tërhequr nga loja e luajtur. Ka qenë vetë portieri i njohur që ka njoftuar tifozët me një postim në Instagram.
45-vjeçari ka një karrierë të fokusuar në Itali te Juventus, ndërsa më pas ka luajtur për PSG dhe së fundmi për Parmën.
Ai shihet si portieri më i mirë i të gjitha kohërave, “gardiani” i njohur fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe është paraqitur në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës. “Këtu përfundon. Më dhatë gjithçka. Ju dhashë gjithçka. Fituam së bashku.”, – shkruan ai në rrjetet sociale.
Gardiani i portës së kombëtares italiane vendosi t’i japë fund karrierës në fushën e blertë, por nuk do të largohet përfundimisht nga futbolli.
That’s all folks!
You gave me everything.
I gave you everything.
We did it together. pic.twitter.com/bGvIDsoFsG— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) August 2, 2023