Nuk do të jetë Antonio Matheu Lahoz ai që do të gjykojë finalen e Kupës së Botës kundër Francës, Argjentina mund të qëndrojë e qetë për këtë.
Pas drejtimit shumë të kontestuar të arbitrit spanjoll në çerekfinale, kur teprica e kartonëve të verdhë dhe mungesa e autoritetit rritën vazhdimisht nivelin e tensionit në fushë mes Holandës dhe Seleción, FIFA vendosi të ndalojë Lahoz-in, duke i mbyllur në fytyrë dyert e Katarit.
Megjithatë, mes argjentinasve, veçanërisht te gazetari Alejandro Fantino, një ndjenjë e përzier zemërimi dhe helmi mbeti ndaj arbitrit spanjoll të ndeshjes, i sulmuar – ai dhe spanjollët – në radio live.
Gjatë transmetimit të tij në “Multiverse Fantino”, prezantuesi tha: “Janë bij k… (spanjollët), budallenj. Ata vodhën me Uruguain si me ne. Na dhanë 10 minuta kohë shtesë, 10 minuta! Ata janë hajdutë!
“Kanë 500 vjet që na grabitin, 500 vjet më parë na vodhën arin, argjendin, na sollën sëmundje dhe na sëmurën. Dhe tani këta bij të k… vazhdojnë të na vjedhin!
“Hajdutë bij k…! Hajdutë! Ky hajduti na dha 10 minuta kohë shtesë!”, ka qenë sulmi i Fantino-s ndaj Lahozit dhe ndaj të gjithë spanjollëve, që është bërë viral në rrjetet sociale.
Se hace llamar periodista/presentador.
Luego nos quejaremos de los que tenemos en las radios y TVs españolas, pero menudo nivelito hay al otro lado del charco.
Alejandro Fantino se llama el genio.pic.twitter.com/8RVIBgCnYN
— Nácher (@JaviNacher7) December 15, 2022