Sulmuesi anësor i Esteghlal nuk humbi kohë për të lënë gjurmë në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjan.
Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të tundur rrjetën. Pasi mori një top në krahun e djathtë, ai lëshoi një goditje të saktë me të majtën drejt shtyllës së parë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Ky është goli i tretë i Asanit në kampionat këtë sezon, teksa Esteghlal mori tri pikët falë sulmuesit shqiptar.