Shumë pak na ndajnë nga “finalja” e madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë luajnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme në këtë fushatë kualifikuese. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, shihej që jashtë hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja, ndodheshin forcat e policisë, xhandarmeri dhe forca speciale, të cilat shoqëruan ekipin nga qyteti i Nish për në stadiumin e Leskovcit. Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.
Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në DigitAlb.