Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
Në portë është Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.
45+1′ GOOOL SHQIPËRIA/ Një krosim në zonë, gjen Ajetin, i cili nuk godet siç duhet, por topi përfundon te Manaj, i cili me të djathtën tund rrjetën. (VIDEO)
Manaj ndëshkohet me karton të verdhë pas festës me shqiponjë.