Festimet e çmendura të tifozëve Argjentinës nuk kanë sjellur vetëm pamje të bukura, por edhe të shëmtuara.
Ditën e djeshme, një pamje e portierit Emiliano Martinez bëri bujë në internet ku heroi i kombëtares mbante në duar një kukull në të cilën kishte fytyrën e Mbappe.
Por, gjithashtu ditën e djeshme, në ditët e ditëlindjes së yllit të PSG-së, disa fansa kishin mbi shkop një pamje si kapaku i arkivolit me një kryq ne mes, ku ndodhej fytyra e Mbappe. Ata i vendosën flakën asaj.
Këto pamje nuk ishin aspak të bukura, ku një lojtar si Mbappe në fakt nuk ka bërë asgjë për të marrë mbrapsht veprime të tilla.
View this post on Instagram