Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga niska e kompeticionit të Kupës së Botës, ekipet kombëtare të kualifikuara kanë nisur të publikojnë listat e lojtarëve të grumbulluar.
Të shumta janë mënyrat origjinale të përzgjedhura, megjithatë, duket ese Kombëtarja e Uruguajit ka “goditur në shenjë”. Kombëtarja latine ka publikuar një video të veçantë, në të cilën shfaqet trajneri Diego Alonso me një hartë në dorë. Duke treguar vendlindjen e futbollistëve, ai plotëson kështu listën e lojtarëve që janë grumbulluar.
Luis Suarez, Edinson Kavani, Diego Godin, Fernando Muslera, Frederiko Valverde, Darvin Nunjez dhe Ronald Arauho janë disa nga yjet e kombëtares të grumbulluar, të cilët do të synojnë të rrëmbejnë trofeun më prestigjioz në botën e futbollit.
?? ??? ??
Recorrimos el @Uruguay_Natural en busca de los elegidos de @AlonsoDT para el Mundial de Catar.
¡Vamos por el sueño!#ElEquipoQueNosUne pic.twitter.com/IkROEEfrQY
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 10, 2022
Kombëtarja ndodhet në grupin H, së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut. Uruguai numëron 2 Kupa Bote të fituara, atë në vitin 1930 dhe në vitin 1950.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Fernando Muslera (Galatasaray), Sergio Rochet (Nacional), Sebastian Sosa (Independiente), Ronald Araujo (Barcelona), Martin Caceres (LA Galaxy), Sebastian Coates (Sporting Lisbon), Jose Maria Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Velez Sarsfield), Mathias Olivera (Napoli), Jose Luis Rodriguez (Nacional), Guillermo Varela (Flamengo), Matias Vina (Roma), Rodrigo Bentancur (Tottenham), Giorgian de Arrascaeta (Flamengo), Agustin Canobbio (Paranaense), Nicolas de la Cruz (River Plate), Facundo Pellistri (Manchester United), Lucas Torreira (Galatasaray), Manuel Ugarte (Sporting Lisbon), Federico Valverde (Real Madrid), Matias Vecino (Lazio), Edinson Cavani (Valencia), Maxi Gomez (Trabzonspor), Darwin Nunez (Liverpool), Luis Suarez (Nacional), Facundo Torres (Orlando City).