Ditë të vështira këto për Kosovën, me ngjarjet më të fundit që po ndodhin në veriun e saj, në kufi me Serbinë. Sigurisht një situateë që nuk i shpëton dot asnjë lloj aktiviteti dhe jo më sporti dhe futbolli atje.
Një moment emocionues ka ardhur te ndeshja Drita-Prishtina. Rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi në këtë përballje. Para fillimit të takimit, lojtarët e të dy ekipeve janë kthyer si të ishin ushtarë me fytyrë nga tifozët që nisën të këndonin himnin kombëtar. Në fund, kishte vend edhe për duartrokitje.