Fitorja historike ndaj Serbisë ka sjellë humor të mirë në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe protagonistëve të saj.
Kështu shihet edhe nga një video e postuar nga nëpunës të FSHF-së, ku shfaqet zëvendëstrajneri i kuqezinjve, Pablo Zabaleta, në ambientet e institucionit të futbollit. Ai nis të kërcejë, teksa dëgjohet një nga nëpunësit e FSHF që i drejtohet si “Pablo Zabaleta nga Tropoja” duke qeshur. Argjentinasi ndërkohë vazhdon të kërcejë nën ritmin e një kënge popullore, ndërsa kërkon që të dorovitet.
“Paratë, paratë, paratë!”, thotë ai në italisht mes të qeshurave, ndërsa disa nga nëpunësit po me humor afrohen dhe i hedhin të tilla, teksa argjentinasi nuk ngurron të ulet e t’i mbledhë më pas.