Skena të tmerrshme kanë pushtuar futbollin në Australi, teksa një gjyqtar është rrahur brutlaisht.
Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen mes Greenacre Eagles dhe Padstow Hornets, ku gjyqtari kryesor është rrahur brutalisht nga një futbollist dhe videoja e hedhur në internet ka tronditur njerëzit në mbarë botën.
Në fund të ndeshjes, një lojtar i dënuar më parë ka zbritur nga tribuna në fushë dhe ka sulmuar brutalisht arbitrin, i cili ka pësuar lëndime të rënda, shkruajnë mediat vendase.
A referee in Australia has his Jaw broken by a spectator.
Violence against Referees is a world problem and it needs to be addressed by Stakeholders across the world.
Sending our support to the referee. 😡Video credit @Socrate90000750 pic.twitter.com/QCSqKjc3yQ
— Refsupportuk (@refsupportuk) April 29, 2023
Në video shihet qartë se si një djalë godet me grusht arbitrin në fytyrë, dhe më pas vazhdon ta godasë në tokë, derisa të pranishmit ndaluan sulmuesin agresiv dhe qetësuan situatën.