Kombëtarja shqiptare ka nsiur përgatitjet për kualifikueset e EURO 2024, ku përballjen e parë e ka me Moldavinë, më 17 qershor.
Ditën e sotme mbrojtësi Mario Mitaj, i grumbulluar për herë të parë me kuqezinjtë, ka qenë pjesë e konferencës për shtyp së bashku me Taulant Seferin në prag të sfidës.
19-vjeçari duket se mezi e ka pritur këtë ftesë, gjë që e ka treguar edhe me emocionet e shfaqura gjatë konferencës. Ai u shfaq tepër në ankth, sa dhe pyetjeve mezi po u përgjigjej.
“Është krenari kjo thirrje nga Silvinjo, dhe presionin që kam ndjerë, lojtarët dhe trajneri më kanë ndihmuar që të largohet presioni. Më falni, më falni, sepse nuk flas shumë nëpër intervista. Më falni pak se nuk jam mësuar. Oh fucking hell”, deklaroi Mitaj teksa konferenca u ndërpre menjëherë.