Elbasani mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku nuk kanë munguar tensionet.
Pas ndeshjes, lojtarët e Vllaznisë kishin pretendimet e tyre te gjyqtari Olsid Ferataj dhe e rrethuan duke vijuar diskutimet. Situata u tensionua, aq sa në fund u nevojit edhe prania e disa policëve që Ferataj të largohej nga fusha e blertë. Edhe tifozët nuk i kursyen koret me ofendime dhe kërcënime ndaj gjyqtarin dhe tifozerisë kundërshtare.
Kuqeblutë tashmë ndodhen në vendin e katërt, që mbyll zonën e “Final Four”. Me katër pikë më tepër është Elbasani, që kryeson renditjen e Superiores. Janë 15 javë të përfunduara.




