Kombëtarja spanjolle e femrave në futboll nuk mundi ta shijonte si duhet titullin “kampione bote”, pasi ky sukses u zbeh nga skandalet që përfshinë kreun e Federatës, Luis Rubialas.

Pas “puthjes fatale” me futbollisten e kombëtares, Jennifer Hermoso, Rubiales është nën akuzë për sulm seksual, teksa nga ana tjetër, vetë protagonistja nuk është shprehur publikisht për gjithçka që ndodhi.

Megjithatë, ujërat i ka trazuar së fundmi një video që po qarkullon, në të cilën ajo shfaqet joshumë e shqetësuar për atë që kishte ndodhur, madje e lumtur. Jennifer Hermoso është parë e lumtur që puthja u krahasua me atë të Casillas dhe Sara Carbonero, vite më parë në kombëtaren spanjolle të meshkujve.

Me celular në dorë, ku duket fotoja e puthjes me Rubiales, futbollistja iu thotë shoqeve të kombëtares se po e krahasojnë me puthjen e Iker Casillas dhe Sara Carbonero, pas fitimit të Botërorit 2014, “live” në një konferencë shtypi.