Dustin Poirier fitoi me ‘nokaut’ ndaj Conor McGregor në përballjen e tyre në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Mëngjesi i së dielës pritej me entuziazëm të madh nga të apasionuarit pas sportit luftarak UFC, pasi rikthej sërish në ring irlandezi McGregor.

Megjithatë, rikthimi i luftëtarit të njohur si ‘The Notorious’ nuk ishte më i miri, pasi u mposht shpejt dhe lehtë nga kundërshtari i tij.

E gjitha ndodhi në raundin e dytë, kur luftëtari amerikan i dha disa goditje të njëpasnjëshme McGregorit, duke e mposhtur me nokaut.

Pas goditjeve, irlandezi nuk arriti ta marrë veten dhe gjyqtari e ndërpreu lojën duke ia dhënë fitoren Poirierit.

Me këtë fitore, Poirier hakmerret McGregorit për humbjen e shkaktuar në vitin 2014.