Një video e pazakontë po bën xhiron e rrjetit në këto momente, ku personazh kryesor është njeriu më i fuqishëm i Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili është përfshirë në një debat të tensionuar me një tifoz në tribunë.
Gjatë sfidës që po luhet aktualisht ndaj Real Oviedos, presidenti i “Los Blancos” është shfaqur mjaft i irrituar, duke debatuar me duar e me këmbë dhe duke lënë mënjanë qetësinë që e karakterizon zakonisht në daljet e tij publike. Pamjet tregojnë Perezin teksa i kundërpërgjigjet me tone të larta një tifozi të tensionuar, një moment ky që ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe po komentohet kudo si një dëshmi e presionit të madh që po shoqëron këtë përballje.
Ky shkëmbim verbal i pazakontë mes kreut të klubit dhe mbështetësit në stadium ka marrë vëmendjen maksimale të mediave, duke u kthyer në temën kryesore të diskutimit paralelisht me atë që po ndodh në fushën e lojës.
