Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribuna të ngjarjeve sportive.

Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe ekipit kroat, Nexes, e vlefshme për Europa League.

Portali kroat “index.hr” e ka publikuar një video ku shihen tifozët e Partizanit, të njohur me emrin “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje të shumta, prej tyre edhe ekstreme.

LEXO EDHE: Nëntë vite nga tragjedia që i mori jetën gjithë ekipit, skuadra braziliane rikthehet më në fund në elitë! 

“Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”, ishte njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë, mbështetës të klubit Partizani nga Beogradi.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

LEXO EDHE: Dueli për Topin e Artë, Maresca: Estevao dhe Yamal mund të jenë si Messi dhe Ronaldo

As këtë herë nuk pati ndërprerje të lojës, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda.