David Villa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Spanjën të mbrojë titullin


Një golashënues i rëndësishëm katë vjet më parë, David Villa nuk do të marrë pjesë në EURO 2012 pasi ka marrë një dëmtim të rëndë dhjetorin e kaluar. Sulmuesi i Spanjës nuk do të jetë kështu pjesë e planeve të teknikut Vicente del Bosque.


Ai ka qenë golashënuesi kryesor me katër gola kur La Roja ngriti kupën e kampionit të Europës në vitin 2008. Prania e tij në Poloni dhe Ukrainë këtë verë dukej e dyshimtë që nga momenti kur ai pësoi dëmtimin në këmbën e majtë gjatë ndeshjeve të Barcelonës.


Menjëherë pasi Spanja mbërritu në Austri, – ku skuadra do të stërvitet për miqësohet e ardhshme kundër Serbisë, Koresë së Jugut dhe Zvicrës – Villa foli me Del Bosque për ta informuar mbi kushtet e tij fizike dhe i tha se “nuk qe aspak mirë”. Në këtë mënyrë, lojtari u vetëpërjashtua nga lista finale e teknikut spanjoll, e cila do të njoftohet të dielën.


Spanja ka shumë gjasa se do të luajë në Europian edhe pa Carles Puyol pasi ky i fundit iu nënshtrua një operacioni në gju. Spanja do të ketë ndeshjen e parë në mbrojtje të titullit të kampionit të Europës në Gdansk më 10 qershor kundër Italisë dhe do të luajnë më pas kundër Irlandës e Kroacisë. 23 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)