“Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo sepse isha i zemëruar”, kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas ndeshjes.
Por më pas ai ka hyrë në analizë teknike të skuadrës së tij dhe nuk e ka fshehur admirimin për futbollistët e kombëtares shqiptare.
“Ne mendojmë se duhet të fitojmë gjithmonë, por nuk është kështu. Për ta bërë këtë duhen lojtarë që luajnë në Ligën e Kampioneve. Që luajnë rregullisht aty”, ka shtuar Vuçiç.
“Por ne nuk kemi lojtarë që luajnë aty rregullisht. Kemi vetëm Stankoviçin, djalin e Dejanit, se këtij të birit nuk ia di emrin. Kurse shqiptarët kanë lojtarë që luajnë te Lazio (Hysaj), kanë lojtarë që luajnë te Atalanta (Gjimshiti) dhe janë lojtarë që kanë peshë aty. Ne s’kemi për momentin”, tha ndër të tjera presidenti i Serbisë.