UEFA konfirmuar se finalja e Ligës së Kampioneve për vitin 2029 mund të zhvillohet ose në stadiumin “Spotify Camp Nou” të Barcelonës, ose në “Wembley” të Londrës.

Pas dorëzimit të ofertave, Spanja dhe Anglia janë dy vendet që garojnë për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për klube. “Camp Nou”, që po rikonstruktohet dhe pritet të rihapet së shpejti, do të ketë kapacitet më të madh dhe teknologji moderne.

Stadiumi ka pritur dy herë finalen e Champions, në vitet 1989 dhe 1999. Nga ana tjetër, Uembli është një nga stadiumet më të famshme në botë dhe ka qenë mikpritës i shumë finaleve, përfshi atë të sezonit 2023/24, ku Real Madrid fitoi trofeun.