Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë.
Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar rreshtimin e Kombëtares, me Sylvinhon që i ka besuar ekipit që provoi një ditë më parë në stërvitje, me rreshtimin që do të jetë 4-2-3-1.
Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami.
Në vijim pritet dhe formacioni i ekipit polak.
Formacioni Zyrtar:
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Laçi, Hoxha, Bajrami.
Trajner: Sylvinho
Top Channel
