
Ronaldo vazhdon të jetë i përjashtuar nga skuadra e parë e Manchester United. Ai mungoi dje ndaj Chelseat, por nuk dihet ende se kur do kthehet.
Trajneri i “djajve”, Erik Ten Hag ende nuk e ka lajmëruar se kur do bashkohet me ekipin, madje besohet se ai ka një kusht.
Mediat në Angli kanë raportuar se Ronaldo mund të rikthehet dhe të stërvitet me skuadrën e parë, por vetëm nëse pranon kushtin që i ka vendosur trajneri holandez.
Ten Hag i ka bërë të qartë Ronaldos se duhet t’i kërkojë falje gjithë stafit teknik, klubit dhe bashkëlojtarëve për të vazhduar me ekipin e parë.
Gjithsesi e ardhmja e portugezit duket larg Old Traford, pasi mediat në Ishull raportojnë se United do t’ia shkëpusë kontratën atij në janar.