Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që u takua me Decon, drejtorin sportiv të Barcelonës , në qershor, me qëllim një transferim të mundshëm të lojtarit te Blaugranët.
Në të njëjtën kohë, Athletic po përpiqej të rinovonte kontratën e sulmuesit të talentuar, ndërsa Barcelona donte të ribashkonte Yamalin me Nicon, pasi të dy fituan Euro 2024 me Spanjën verën e kaluar.
Agjenti i lojtarit të Athletic Bilbao u takua me Decon në Barcelonë, me kërkesë të lojtarit, i cili po negocion rinovimin e kontratës dhe kishte oferta edhe nga Bayern dhe Arsenal.
Megjithatë, brenda Barcelonës, zbulon Sport, kuptohej që Tainta nuk po bënte gjithçka që mundte për të përshpejtuar marrëveshjen, ndaj një anëtar i ekipit katalanas vendosi të ndërhynte drejtpërdrejt, duke i dërguar një mesazh Nicos.
Mesazhi, i dërguar nëpërmjet WhatsApp, thuhet se ishte si më poshtë: “Lëreni Taintën dhe merrni përfaqësim nga Jorge Menes ose Pini Zahavi.” Mjaftoi kjo që gjithçka të prishej…
Zyrtari i Barcelonës sugjeroi një ndryshim të përfaqësuesit për Nicon, qoftë me super-agjentin portugez Jorge Mendes, ose me izraelitin Pini Zahavi, agjent i lojtarëve si Christopher Nkunku, Leroy Sané dhe Jonathan Tah dhe i cili, ashtu si Mendes, ka një marrëdhënie të mirë me Barcelonën.
Por sugjerimi nuk u prit mirë nga Nico dhe çoi në dështimin e negociatave me Barcelonën dhe përshpejtimin e rinovimit me Ahtletic, me të cilin ai tani ka një kontratë deri në vitin 2035.
