Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 kundër Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Si pasojë, kuqezinjtë siguruan 3 pikë të rëndësishme falë golit të Kristjan Asllanit. Ky i fundit së bashku me Mario Mitajn, rezultojnë lojtarët me notën më të lartë sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”.

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare e u vlerësuan të dy me 8.3, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Hysaj me notën 8.1. Tabela mbyllet me dyshen Daku-Pajaziti, që u aktivizuan në minutën e 82-të.